loading

“Mbyllet epoka e Fakirit”, çfarë privilegji ia dha Agai fermerëve?

Një kthesë e madhe sapo ka ndodhur në Ferma VIP. Agai ka dërguar një zarf me një njoftim që ndryshon dinamikat e lojës dhe hap një kapitull të ri për fermerët. Me përmbajtje të papritur dhe fuqi vendimmarrëse, zarfi ka sjellë mbylljen zyrtare të një epoke dhe nisjen e një procesi të ri për të ardhmen e fermës.

Në zarf thuhej që epoka e fakirit në Ferma Vip 2 ka përfunduar.

Por lajmi më i madh është nuk është ky! Agai u ka dhënë fermerëve një privilegj të rrallë, mundësinë për të krijuar rregulloren e re të Ferma VIP 2026. Kjo rregullore do të hartohet përmes mbledhjes së Asamblesë së Fermës, e cila do të drejtohet nga kryefermeri aktual i cili është Andueli. Propozimet do të vijnë nga vetë fermerët dhe çdo pikë do të votohet në mënyrë të strukturuar.

“Fermerë, fakirët kanë pasur një mision i cili përfundon tani. Gjithashtu mbyllet edhe epoka e fakirit në Ferma Vip2. Nisur nga të gjitha ankesat që ju keni patur gjatë qëndrimit në Fakir, e gjithë thyrjes së rregullores që iu keni patur në Fakir që iu keni bërë hapur ose fshehurazi. Agai ka menduar t’iu japë një mundësi të mblidhni asamblin e Fermës, për krijimin e rregullores së Ferma Vip 2026. Ky është një privilegj dhe asamblin e drejton kryefermeri në fuqi. Propozimet hidhen nga fermerët dhe votohen me votë, Agai”, thuhej në zarfin e dërguar për fermerët.

Ky vendim pritet të ndryshojë rrënjësisht balancat në Fermë. Nga një lojë me struktura të vendosura nga lart, tani fermerët marrin kontrollin mbi rregullat e tyre, duke qenë njëkohësisht pjesë e një procesi demokratik dhe vendimmarrës që do ndikojë edhe edicionet e ardhshme.

A do arrijnë fermerët të bashkëpunojnë për të ndërtuar një rregullore funksionale dhe të drejtë, apo përplasjet dhe interesat personale do e kthejnë asamblenë në një tjetër fushë betejë?

Ju Rekomandojmë