Fermerët kujdesen për kafshët, Nenna puth Ozin: Shihja buzën…
Pas momenteve të relaksit dhe debateve të nxehta, pasditja në Ferma VIP ka nisur me angazhime të përditshme për mirëmbajtjen e fermës dhe kujdesin ndaj kafshëve. Fermerët janë përkushtuar ndaj detyrave, duke u treguar të organizuar dhe bashkëpunues, por edhe me plot momente të papritura dhe emocione.
Në mesin e ditës, një skenë e ngrohtë mori vëmendjen e të gjithëve: Nenna, në një moment afrimiteti dhe humori, u afrua pranë Ozit dhe e puthi, duke komentuar me një buzëqeshje: “Shihja buzën…”
Një gjest i papritur që shkaktoi reagime të ndryshme tek fermerët, mes të qeshurash dhe shikimesh të habitura.
Ndërkohë, Ester pati një tjetër “mision” të pazakontë: përpjekjen për të futur pulat brenda në kasolle. Por në vend që t’i drejtonte me qetësi, ajo i trembi me zhurmë, duke sjellë një skenë komike. Pulat, të hutuar nga paniku, nuk e bënë aspak të lehtë misionin e saj.
Në anën tjetër, Andrea tregoi kujdes e përkushtim, duke u siguruar që kafshët të kishin ujë të mjaftueshëm. Ai mbushi enët me ujë me kujdes dhe u sigurua që gjithçka të ishte në rregull për mirëqenien e tyre.
Këto momente të përditshme, por të mbushura me emocione, tregojnë një tjetër anë të jetës në fermë, atë të punës së palodhur, përkushtimit dhe marrëdhënieve që krijohen natyrshëm në një ambient të tillë. Fermerët po tregojnë se, përtej debateve e lojës, kujdesi për fermën është ende prioritet.