loading

“Kryefermer i dështuar”, fakirët i hakërrehen sërish Anduelit: Rri gjithë ditën në pishinë

Një tjetër ditë e nxehtë në Ferma VIP, jo vetëm nga dielli, por edhe nga përplasjet mes fermerëve. Teksa fermerët po relaksoheshin në oborr dhe laheshin në pishinë, fakirët kanë ndërhyrë befas duke sjellë një valë tensioni dhe revolte.

Në qendër të debatit u vendos Andueli, i cili si kryefermer po kritikohej ashpër për rolin dhe vendimet e tij. Fakirët Big Basta, Nenna dhe Ylli nuk i kursyen komentet thumbuese.

“Kryefermer i dështuar, shikoje si rri gjithë ditën në pishinë, dështak”, deklaroi Big Basta, ndërsa Nenna shtoi: “A po të vjen turp?”

Andueli u përpoq të mbante qetësinë, duke reaguar me një buzëqeshje dhe pyetje të drejtpërdrejtë: “Po ju a jeni mërzitur që keni thyer rregullat?”

Por fakirët vazhduan me akuzat. Nenna tha është mërzitur se e ka futur te Fakiri, ndërsa Ylli përqeshi Anduelin dhe e ngacmoi me komente thumbuese.

Përplasja vazhdoi me tension të lartë, duke treguar se dinamika në fermë po bëhet gjithnjë e më shpërthyese. Roli i kryefermerit duket se po lëkundet, ndërsa fakirët nuk kanë ndërmend të ndalen në misionin e tyre për të sfiduar autoritetin brenda fermës.

Pjesë nga biseda:

Big Basta: Kryefermer i dështuar, shikoje si rri gjithë ditën në pishinë, dështak

Nenna: A po të vjen turp

Andueli: Për çfarë

Nenna: për çfarë ke bërë

Big Basta: Dështak

Nenna: Për zgjedhjen që ke bërë

Andueli qesh

Big Basta: kryefemer kot

Ylli: Do i dalë fytyra e vërtetë

Andueli: Po ju a njeni mërzit që keni thyer rregullat

Nenna: Jam mërzit se më ke futur në fakir

Ylli përqesh Anduelin: A të mësoj ajo që ke afër (Elinara)

Ju Rekomandojmë