“Kryengritje kundër kryefermerit”/Fakirët shprehin revoltën e tyre
Revolta e fakirëve kundër kryefermerit Andueli nuk po shuhet përkundrazi, po merr përmasa gjithnjë e më të theksuara. Teksa ndodhen në kuzhinën e fermës dhe janë të ngarkuar me detyrën për të gatuar, tensioni nuk mungon, madje shpërthen edhe më fort.
Big Basta, një nga figurat më të zëshme të grupit, ka shprehur hapur qëndrimin e tij:
“Po bëj kryengritje ndaj Anduelit!” tha ai me ton të prerë, duke konfirmuar se protesta nuk ishte thjesht simbolike, por pjesë e një qëndrimi të vazhdueshëm ndaj udhëheqjes aktuale në fermë.
Reagimi nuk vonoi. Erandi, një nga fermerët më aktivë dhe me humor, i tha prerë:
“Po bën gabim. Kjo nuk është zgjidhje.”
Mes Erandit dhe Yllit ndodhi edhe një përplasje personale, kur Erandi e akuzoi për tradhti:
“Je i pabesë me shokët e tu,” tha ai, duke lënë të kuptohet se veprimet e Yllit po shihen si lojë e dyfishtë brenda fermës.
Elinara, duke ruajtur qetësinë, i kujtoi Big Bastës se gjithçka po ndodh është sipas rregullave:
“Është urdhër i kryefermerit.”
Por as këto fjalë, as përpjekjet e Erandit për ta zbutur situatën
“Është sfidë durimi kjo,” nuk arritën të qetësojnë gjendjen shpërthyese të Big Bastës.