“Ata tregojnë veten..”/Andueli dhe Elinara bisedojnë për mosbindjen e fakirëve
Situata në fermë po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar. Pas përplasjes së mëngjesit, ku Nenna, Ylli dhe Big Basta refuzuan urdhërin e kryefermerit për të pastruar kuzhinën, atmosfera është mbushur me tension. Në një bisedë mes Elinarës dhe Anduelit në kuzhinë, kryefermeri ka shprehur hapur zhgënjimin ndaj “fakirëve”.
“Ata vetë tregojnë kush janë,” tha ai, duke nënkuptuar se sjellja e tyre flet më shumë se çdo vlerësim.
Elinara, e qetë dhe reflektuese si gjithmonë, i është përgjigjur me maturi:
“Çdokush mban përgjegjësi për veten. Mua më vjen keq për Big Bastën por fundja ai e di vetë.”
Ndërsa fakirët nuk pranuan të lajnë enët, Andueli ka marrë vetë iniciativën dhe ka nisur të pastrojë kuzhinën, një detyrë që, sipas rregullave, u takonte atyre.
Në verandën e fermës, tema e ditës ka qenë një dhe vetëm një, rebelimi i fakirëve. Një gjë është e sigurt tensioni është real.
Pjesë nga biseda e tyre:
Andueli: E keni ndarë mendjen të punoni ose më thoni.
Big Mama: Do i bëjmë sa të pimë kafen.
Andrea: Të gjithëve i jepet një mundësi e dytë por mos të reflektosh është absurde.
Andueli: Ne nuk mund të biem në nivelin e tyre, ne duhet të tregojmë se pavarsisht sjelljes të tyre ne jemi në rregull bashkë.
Andrea: Ne i bëjmë të gjitha nuk është problem fare.
Andueli: Duhet të vazhdojë edhe puna e barit.
Elinara: Ata nuk shkuan edhe te kafshët.
Andueli: Unë i thash të shkoj Ylli ata shkuan të gjithë, por nuk binden.