“Keni kontribuar të gjithë”/Kryefermer Andueli falenderon fermerët
Një tjetër ditë intensive pune ka përfunduar në fermë, ku fermerët, të lodhur por të kënaqur, kanë lënë veglat e punës dhe janë mbledhur për të shijuar së bashku frytet e përpjekjeve të tyre. Sinjalin për mbarimin e ditës e ka dhënë kryefermeri Andueli. Menjëherë pas përfundimit të punëve, Erandi dhe Esteri janë kujdesur që të shtrijnë tryezën për tw ngrwnw. Aty nuk ka munguar trahanaja, një pjatë tradicionale që është përgatitur me shumë kujdes nga Big Basta dhe Elinara më herët gjatë ditës.
Në një atmosferë të çlirët dhe plot humor, nuk kanë munguar as batutat mes fermerëve. Andueli, me energjinë e tij karakteristike, ka hedhur një koment që ka shkaktuar të qeshura: “Mos u zini, se do ta fitoj unë!” ndoshta duke nënkuptuar konkurrencën e fshehtë që po zhvillohet brenda fermës.
Fjalët e tij janë pritur me duartrokitje dhe buzëqeshje, ndërsa ai ka falënderuar të gjithë për punën dhe përkushtimin e treguar gjatë ditës.