loading

Ester e indinjuar me Big Bastën: Nuk të bëra asgjë…

Ashtu si në stalla, edhe brenda në fermës puna ka vijuar pa ndalur. Big Basta dhe Ester janë angazhuar me pastrimin e ambienteve të brendshme, duke u përpjekur të mbajnë gjithçka në rregull, nuk kanë munguar as keqkuptimet.

Duket se Andueli dhe Andrea nuk kanë qenë të vetmit që kanë përjetuar tensione sot. Një debat i vogël është vërejtur edhe mes Esterit dhe Big Bastës, që e ka zanafillën që në mbrëmjen e kaluar. Big Basta e ka zgjuar Esterin para kohe, një gjest që nuk është pritur mirë nga ana e saj.

Ester është ndier e bezdisur dhe e ka konsideruar zgjimin e papritur si mungesë respekti, gjë që ka çuar në një debat të vogël mes tyre gjatë mëngjesit të sotëm.

Në një ditë ku ritmi është i lartë dhe tensionet herë pas here bëhen të pashmangshme, duket se harmonia në fermë varet nga vullneti për bashkëpunim  edhe kur ka keqkuptime.

Pjesë nga biseda e tyre:

Ester: Unë po sillem si njeri jo e doni si kafshë.

Big Basta: Unë nuk jam sjell ashtu me ty, nuk më intereson për të tjerët.

Ester: Pse erdhe më zgjove? Unë nuk të bëra asgjë.

Big Basta: Ti çfarë nuk më thë mbrëm në dark.

Big Basta: Je me nerva e të tjerët, mos më përfshi mua.

Ester: Unë nuk po tallesha me ty po gënjen veten.

Big Basta: Jam ndier i fyer me ty, mos ta përfundojmë keë se e kami nisur mirë.