loading

Andrea mirëpret ‘fermerët’ e rinj me përkëdheli

Edhe pse mëngjesi nisi me debate dhe refuzime nga disa fermerë që nuk pranuan të zgjoheshin, duket se Andueli, në rolin e kryefermerit të javës, ka marrë situatën në dorë. Me vendosmëri dhe organizim, ai arriti të vërë fermën në lëvizje.

Të parët që iu përgjigjën thirrjes së punës ishin Andrea dhe Ylli. Ndërsa Ylli u drejtua menjëherë drejt stallave për të filluar kujdesin ndaj kafshëve, Andrea zgjodhi të kujdeset për kotecin e pulave  një detyrë që ai e kishte marrë me përkushtim që prej disa ditësh.

Sot, ishte një ditë e veçantë për Andrean pula për të cilën ai ishte kujdesur çdo ditë më në fund solli në jetë disa zogj të vegjël. Me emocion dhe kujdes, ai mirëpriti ardhjen e tyre, ardhjen e fermerëve më të rinj të fermës. Në këtë moment të veçantë iu bashkua edhe Big Mama, e cila ndau gëzimin e lindjes së zogjve dhe ndihmoi në mirëpritjen e tyre.