“Keni shumë pak kohë”/Andueli vendos fermerët në punë
Pas një zgjimi të butë dhe të kujdesshëm nga kryefermeri Andueli, dita në fermë ka nisur ndryshe. Dita filloi me një mbledhje të zakonshme në verandën e fermës, ku fermerët, të mbledhur si çdo mëngjes, shijonin kafen e parë të ditës dhe ndanin biseda të ngrohta dhe momente të sinqerta me njëri-tjetrin.
Nenna, fermerja e parë që arriti në verandë, u ul në tavolinë dhe duke krijuar një monolog me veten. Ajo nuk e fshehu mendimin e saj për të tjerët, duke komentuar për Anduelin dhe Big Mamën. Sipas Nenës, ata ishin “të vërtetë” dhe të sinqertë, por gjithashtu bëri një koment të hapur për ata që nuk e donin në lojë. Nena nuk hezitoi të shprehte përshtypjet e saj të ndershme dhe të drejtpërdrejta për çdo fermer tjetër të fermës.
Pas një kohe, edhe fermerët e tjerë filluan të mbërrijnë dhe të ulen në tavolinën e verandës, duke shtuar larminë e bisedave dhe duke krijuar një atmosferë më të gjallë. Nenna dhe Big Mama vazhduan të hedhim batuta dhe të qeshnin së bashku, duke e bërë këtë mëngjes akoma më të këndshëm dhe më të gjallë për të gjithë. Andueli, si kryefermeri dhe udhëheqësi i fermës, arriti dhe ndërpreu bisedat e këndshme, duke i ndarë fermerët në punë