loading

Debati i ashpër në Fermë, Zhaku dhe Kastro nuk bien dakord për sherrin mes fermereve: Nenna u sulmua padrejtësisht, masazhi i Esterit ishte normal

Nenna, Andrea, Ylli, Ester dhe Andueli janë përfshirë në një debat të fortë me njëri-tjetrin ku shkas është bërë masazhi i këtyre dy të fundit.

Akuza dhe përballje mes fermerëve nisën menjëherë pas klipit.

Por, si e shohin këtë situatë dy opinionistët?

Zhaku tha se në këtë debat sheh si të sulmuar padrejtësisht Nenën, teksa kritikoi sjelljen e Ester.

Nga ana tjetër, Kastro u shpreh se masazhin e Ester për Anduelin e sheh shumë normal.

Pjesë nga biseda:

Zhaku: Nenna, mos u mërzit. Në këtë rast të pashë të sulmuar padrejtësisht. Ka ardhur aty ku nuk mban më, tani të gjithë janë të tensionuar dhe secili ka hallin e vet. Sa i përket Esterit, Andreas dhe Anduelit, jam e shokuar nga mënyra si po shfaqen. Esterit ja kam thënë shumë herë kohëve të fundit, por mesa duket nga një vesh i hyn, nga tjetri i del. Pasojat janë të tuat, ti do t’i vuash. Kjo nuk është mënyra e duhur për t’ju treguar dikujt. Nuk mund të vish këtu dhe të kërkosh falje për të 100-tën herë shqiptarëve. E përdor vazhdimisht që bën gjithçka që është skandaloze.

Ester: Siç i the edhe Nënës, gjithashtu që po i thua “bravo” se po ndihet e sulmuar, ndërkohë që e sulmuar është ndjerë familja ime.

Zhaku: Po mallkimet e tua?

Ester: Mallkimet e mia?

Zhaku: Po, ato “t’u kthefshin lotët e nënës sime”. Kjo qasje është e padrejtë. Kërkoji falje Nënës, jo publikut.

Ester: Edhe Nëna duhet të më kërkojë falje mua.

Zhaku: Jo, asgjë s’të ka bërë Nëna.

Kastro: Masazhin e Esterit unë e quaj shumë normal. Nga ana tjetër kemi Nënën që masazhi me Limin ishte shumë seksual. Tek fjalori nuk po futem se e kemi thënë 100 herë. Nënën nuk e shoh të sulmuar, ajo ka rolin e një të forti aty që do të krijojë debate. Kartat e fundit që njeriu luan është lufta. Dhe luftën e fiton ai që është më i fortë.

Andueli: Dua të shtoj diçka. Është tendencë dhe unë nuk kam dashur që situata të shkonte në këtë përfundim. Është zgjedhje e lojës së Nënës.

Ju Rekomandojmë