“Sonte zbulohet data e natës finale”, moderatorja Luana Vjollca hap natën e 19-të të Ferma Vip 2: Fitoftë më i miri
Moderatorja Luana Vjollca ka hapur natën e 19-të të Ferma Vip2.
E mahnitshme si gjithmonë, moderatorja ka bërë me dije për publikun që sonte nis numërimi mbrapsht për fermerët teksa theksoi se sonte do të mësohet data e natës finale. Më tej, ajo ka thënë që nga sonte uron që të fitojë më i miri.
“Nga sonte nis numërimi mbrapsht duke kthyer kështu këtë takim në një mbrëmje të veçantë në të cilën të gjithë mësojmë datën e finales së madhe. Nga sonte, ata atje kur ta marrin veshdo të shohin ëndrra me 100 mijë euro, apo lekët në ëndërr janë sherr? Por duke qenë se debatin, sherrin, luftën e kanë në gjak më mbetet vetëm të them “fitoftë më i miri””, tha ndër të tjera Luana.
Më pas, moderatorja ka përshëndetur dy opinionistët Zhakun dhe Kastron si dhe dy ish fermerët Frederik dhe Alba. Luana ka shkëmbyer batuta me opinionistët dhe dy ish fermerët.
Gjithashtu Luana ka bërë të ditur për të gjithë shikuesit se çfarë pritet të ndodhë sontë në Ferma Vip2, teksa ka theksuar se Andueli është fermeri i cili do të marrë një surprizë. Ajo shtoi gjithashtu se sonte do të jemi dëshmitarë të një divorci.