“Me ty deri në fitore”/ Andrea surprizohet nga droni
Një dron ka fluturuar mbi fermë, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e të gjithë fermerëve.Andrea, i cili ishte më i kuriozi nga të gjithë, ka vërejtur dronin që fluturoi mbi fermë dhe është nisur menjëherë për ta shikuar më nga afër. Droni kishte një mesazh të shkruar, një mesazh mbështetjeje që ka ardhur si një surprizë emocionuese për Andren.
Kur Andrea ka arritur të shohë mesazhin, ai ka lexuar: “Jemi me ty deri në fitore.” Ky mesazh ka shkaktuar një lumturi të jashtëzakonshme tek Andrea, duke e ndier mbështetje të fortë nga jashtë. Ky ishte një moment i veçantë që ka sjellë një shkëndijë shprese dhe lumturie për të, veçanërisht pas debatit që kishte ndodhur me Nennan.
Fermërët e tjerë gjithashtu janë bërë kuriozë dhe kanë vënë re emocionin që ka kapluar Andren.
Ky moment ka qenë një kthesë pozitive për Andren, i cili, pas gjithë atyre tensioneve dhe debatit të mëparshëm, ka kuptuar se mbështetje e vërtetë mund të vijë.