Fermerët ndahen në grupe dhe vazhdojnë punët në fermë/Ylli dhe Ester shkojnë drejt stallave
Pas ndarjes së detyrave nga kryefermeri Andueli, dita ka vijuar me energji dhe organizim në fermë. Fermerët janë shpërndarë nëpër punët e caktuara dhe atmosfera ka marrë një frymë të gjallë e plot gjallëri tipike për 1 Qershorin.
Ester dhe Ylli ishin të parët që u drejtuan drejt kafshëve, duke i përkëdhelur me dashuri dhe kujdes. Ester, e cila me natyrën e saj të dashur, nuk ngurroi të bëjë një koment thumbues por simpatik ndaj Andreas. “Po përse s’më uron për 1 Qershorin?”, e pyeti ajo me buzëqeshje, duke sjellë një moment të lezetrshëm mes tyre.
Pas kësaj, Ester kaloi te pulat, duke u kujdesur me përkushtim për to, ndërkohë që Ylli u angazhua me pastrimin e stallave të lopëve, duke treguar seriozitet dhe përkushtim.
Agai, nga ana tjetër, solli një atmosferë të veçantë në fermë duke vendosur muzikë festive me rastin e 1 Qershorit. Ndërkohë, Ester nuk i harroi as kecat, duke i uruar edhe ata për festën, në mënyrën e saj unike dhe plot humor. Edhe Erandi u përfshi në përkujdesjen për kafshët, duke kontribuar në harmoninë që është rikthyer në fermë pas tensioneve të mëngjesit. Festa e 1 Qershorit është ndjerë në çdo cep të fermës me punë, kujdes, muzikë dhe buzëqeshje.