loading

“Je babi më shëmbullor…”/Dron në fermë Big Basta surprizohet nga djali i tij

Pasi fermerët kanë mbaruar punët e tyre përkatëse të gjithë janë ulur në verandën e fermës duke shijuar kafen dhe pamjen e mrekullueshme që ferma ofron. Fermerët po bisedonin miqësisht së bashku duke hedhur edhe batuta herë pas here.

Një dron i vogël dhe zhurma e tij ka tërhequr vëmendjen e fermerëve. Menjëherë fermerët dolën në oborr për të parë për kë është droni. Këtë herë fermeri i cili surpizohet është Big Basta në ditën e lindjes të djalit të tij. “Je babi më shembullor në univers…” ishin disa nga fjalët e shkruara në dron nga djali i Big Bastës.

Për fermerin kjo ishte një surpizë mjaft e bukur sidomos në këtë ditë kaq të veçantë për fermerin. Edhe të gjithë fermerët e tjerë u mblodhën për të uruar djalin e fermerit duke i kënduar këngën e ditëlindjes nga kamera. Për Big Bastën ky ishte një moment mjaft emocionues. Pas ikjes të dronit fermerët e përgëzojnë Big Bastën dhe e komlimentojnë për djalin e tij. Të gjithë fermerët u kthyen në vernadën e fermës ku vazhduan me bisedat dhe batutat e tyre.

Ju Rekomandojmë