Zarf në Fermë, kryeplak Albano lexon sfidën e radhës nga Agai; çfarë i pret fermerët?
Një zarf ka mbërritur në Ferma Vip 2.
Këtë herë Agai ka vendosur që të sfidojë fermerët në sektorin e shërbimit të internetit. Fermerët, në cilësinë e teknikëve të Tring, janë të detyruar që të monitorojnë dhe të zgjidhin çdo problem që mund të shfaqet në lidhje me linjën e internetit nga faktorë të ndryshëm të jashtëm dhe të brendshëm.
Ata do të rrinë në pritje të rënies së alarmit i cili i sinjalizon për ndërprerjen e shërbimit dhe fermerët duhet ta rregullojnë sa më shpejt.
“Kompania Tring, ofron gatishmërinë në zgjidhjen e problemeve në kohë rekord të shërbimit të internetit. Tring është gjithmonë gati për të ofruar shërbim cilësor dhe të pandërprerë natë e ditë. Specialistët e Tring në bashkëpunim me Again ua kanë lënë juve këtë përgjegjësi për mirëmbajtjen e shërbimit të internetit të Fermës duke iu vënë në një sfidë. Të ndarë në dyshe, ju do të monitoroni dhe do të zgjidhni çdo problem që mund të shfaqet në lidhje me linjën e internetit nga faktorë të ndryshëm, të jashtëm dhe të brëndshëm të vendosur në arenën e jashtme e cila është e mbushur me fibra optike. Një alarm që është aty do t’iu sinjalizojë për ndërprerjen e shërbimit. Kur ndërpritet shërbimi bie alarmi dhe ndërprerjen e shërbimit duhet ta rregulloni sa më shpejt”, thuhej në zarfin e dërguar nga Agai.
Më pas, kryeplak Albano ka ndarë edhe fermerët në dy çifte. Ata janë: Ester-Nenna, Ylli-Anduel, Frederik-Erandi, Big Masta-Big Bambën dhe Elinara me Andrean. Ndër të tjera, Albano tha se dyshja fituese do të jetë ajo që do të rikthejë sa më shpejt shërbimin e internetit në funksion të plotë.
“Dyshja fituese do të jetë ajo që do të rikthejë sa më shpejt shërbimin në funksion të plotë. Çdo dyshe do të monitorojë në dy turne të ndryshme. Sfida për çdo dyshe fillon dhe mbaron me gong. Vendimin për fituesit dhe humbësit do ta japë Agai në një moment të dytë. Tring gjithmonë me ty, Agai gjithmonë me ju. Dyshet janë si më poshtë: Ester-Nenna, Ylli-Anduel, Frederik-Erandi, Big Masta-Big Bambën dhe Elinara me Andrean”, thuhej ndër të tjera në zarfin e Agait.