Momente emocionale në fermën e Erandit/Mesazhi nga vëllezërit prek Esterin
Teksa fermerët po shijonin një pasdite të qetë në oborrin e fermës, duke biseduar dhe pushuar pas një dite të ngarkuar, një moment i papritur i ka bashkuar të gjithë në emocion. Një dron që u shfaq në qiell tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, duke krijuar kureshtje mes fermerëve. Këtë herë, droni mbante një mesazh të veçantë dhe ishte për kryefermeren Ester.
Në një moment të mbushur me ndjenja, Ester mori një mesazh nga vëllezërit e saj, i cili e përloti menjëherë. “Krenar për inteligjencën dhe artisten që je”, thuhej në mesazh fjalë të thjeshta, por me peshë të madhe për të. Me lot në sy, ajo ndau këtë moment me fermerët dhe shprehu mirënjohjen e saj: “Jeni vëllezërit më të mirë,” tha ajo, duke folur në kamerë me zemër plot.
Fermerët e tjerë u afruan menjëherë për ta përqafuar dhe për ta mbështetur, duke i dhënë asaj forcë dhe ngrohtësi në një moment kaq personal.
Për të lehtësuar atmosferën dhe për t’i rikthyer buzëqeshjen në fytyrë Esterit, Andueli vendosi ta marrë në një “intervistë imagjinare”, duke bërë batuta dhe duke sjellë të qeshura mes të gjithëve. Ester, megjithëse e emocionuar, u tregua e fortë dhe e buzëqeshur: “Mos kini merak, ju e dini sa e fortë jam unë,” tha ajo, mes lotësh dhe buzëqeshjes.