Bëri ‘sherr’ me Erandin për buxhetin, Ester sërish debat me fermerin: Ai po ulëriste, për mua ishte shumë e shpifur
Buxheti i ulët i javës ka sjellë vështirësi në menaxhimin e shpenzimeve, duke krijuar situata tensionuese mes fermerëve dhe kryefermeres.
Ester, e cila vijon të mbajë për të dytën herë titullin e kryefermeres, i është dashur të përballet edhe me pjesën tjetër të fermervë në lidhje me ndarjen e buxhetit, e kryesisht me Erandin.
Ky i fundit është shprehur se nuk duhej të merreshin cigare, kur buxheti ishte shumë i ulët. Ai deklaroi se Ester e ka ndarë buxhetin sipas dëshirës së saj.
Nga ana tjetër, Ester tha se toni i zërit dhe të bërtiturat e Erandit ishin të papranueshme.
Pjesë nga biseda:
Ester: Kur u bë buxheti, zgjodha dy fermerë, por nuk donin të merrnin pjesë dhe e bëra vetë. Erandi kishte zgjedhur të ulëriste. Nuk e di për çfarë dhe pse me atë ton zëri. Ishte shumë e shpifur. Dhe dua t’i them Big Mamës që nuk bëj si e fortë, ishin thjesht momente acarimi. Buxheti u nda shumë mirë. Të gjithë thonë sikur nuk i duan cigaret, por shkallojnë kur s’i kanë.
Erandi: Ti nuk e kupton atë që them. Unë të kërkova listën dhe ti nuk ma dhe. Ti më bërtite.
Ester: Unë të kam bërtitur ty? Jo. Ngritja ime e zërit erdhi si pasojë e tonit tënd.
Erandi: O Ester, jam shumë i madh për t’u marrë me ty. Ndarja ishte vërtet problem. Kërkova një shampo trupi dhe s’e kam marrë. Kur ti më heq të drejtën mua, unë nuk të shoh a qesh, a ç’a bën. Shumë gabim kur njëri e ka problem dhe ti qesh pas krahëve.