loading

“Të presim me fitore”, Andueli surprizohet nga droni në fermë

Pas një dite të mbushur me trazira dhe debate mes fermerëve, të gjithë ata janë ulur për të shijuar një moment qetësie në verandën e fermës. Atmosfera e relaksuar ishte një shpëtim nga tensionet e ditës, por kjo qetësi do të thyhej shpejt nga zhurma e një droni që fluturonte mbi fermë.

Kur droni u afrua më shumë dhe i gjithë fermerët e panë, ata e ndoqën me kuriozitet, duke pritur të zbulojnë mesazhin që ai do të sillte. Mesazhi i dronit ishte drejtuar Anduelit. “Forca Anduel, të duam me fitore,” tha mesazhi, duke e emocionuar Anduelin, i cili ka fituar zemrat e shumë mbështetësve brenda dhe jashtë fermës.

Me një buzëqeshje të gjerë, Andueli falënderoi të gjithë ata që e kishin mbështetur gjatë gjithë kohës, duke thënë: “Unë kam fituar zemrat tuaja, kjo më mjafton.” Fjalët e tij ishin të mbushura me mirënjohje, duke theksuar se pasioni dhe angazhimi i tij për të qëndruar në lojë janë të mbështetur nga mbështetja e adhuruesve të tij.

Ju Rekomandojmë