loading

Erandi dhe Big Mama çojnë flinë te Ferma, Nenna e hedh në oborr

Një ngjarje e pazakontë dhe mjaft e tensionuar ka tronditur Ferma Vip sot! Pasi Big Mama dhe Erandi i morën dy tepsiat me fli, situata ka marrë një kthesë të papritur që ka ndezur nervat e disa prej tyre.

Në një moment të papritur, Nenna ka reaguar ashpër kur ka vërejtur që fermerët kishin marrë tepsinë me fli pa kërkuar leje. E zemëruar nga kjo veprim, ajo e ka hedhur menjëherë flinë në oborr, duke krijuar një atmosferë të tensionuar mes fermerëve.

Big Mama dhe Erandi, të cilët ishin ata që kishin marrë tepsiat me fli, nuk e kishin pritur një reagim të tillë dhe janë shprehur të zhgënjyer nga veprimi i Nennës.

Menjëherë pas kësaj, të gjithë fermerët kanë reaguar ashpër ndaj fermeres, duke e kritikuar për veprimin e saj të shpejtë dhe të paargumentuar.

Erandi dhe Big Mama kanë mbetur të habitur, por gjithashtu janë përpjekur të mbajnë një qëndrim të qetë dhe të mos përhapin më shumë tension.