loading

Andrea pyet Yllin për surprizat, fermeri: Kisha qejf të më vinte mami, jo babai

Dy fermerët Andrea dhe Ylli kanë kaluar kohë së bashku ditën e sotme teksa të dy fermerët kanë qenë duke ndihmuar Nennën që po bëntë fli.

Fermerët kanë nisur të flasin për jetën jashtë fermës dhe për familjen e tyre. Andrea ka pyetur Yllin në lidhje me surprizat e tij që i janë bërë në Fermë.

Ylli ka thënë që ka dashur që surprizë t’i vijë mami dhe jo babi, teksa shtoi se e di që e kanë të pamundur të vijnë të dy.

Pjesë nga biseda:

Andrea: A i ke thënë të vijë këtu?

Ylli: Mamit? Jo unë kisha qejf që të më vinte mami por nuk e di si e kanë parë të arsyeshme me ardh babi, po pse jo të dy. Unë e di që të dy nuk është kurrë e mundur që të vijnë, por kam patur qejf që herë e parë të më vijë mami.