Çfarë po ndodh mes Ester dhe Anduelit? Fermerët përqafohen te Njishi
“Të padukshmit” e Fermës janë vënë në aksion që prej marrjes së detyrës nga Agai. Preja e tyre e rradhës ishte shtëpia e Njishit teksa aty ndodheshin Andueli dhe Ester.
Erandi ka hyrë nga dritarja te shtëpia e Njishit meqë dy fermerët e kishin mbyllur. Por, ajo çfarë bie në sy është që Andueli dhe Ester janë përqafuar të dy së bashku te divani te Njishi. Në mënyrë që të mos i flasin e të mos reagojnë ndaj dy fantazmave, Andueli ka kënduar gjatë gjithë kohës.
Ndërkohë, Erandi dhe Big Mama kanë vendosur që të “shijojnë” kohën e tyre te shtëpia e Njishit.
Teksa Big Mama po ngacmonte dy fermerët, Andueli dhe Esteri nuk u ndanë asnjëherë nga krahët e njëri-tjetrit. A ishte ky vetëm një veprim për të shpëtuar nga sfida, apo mes fermerëve po lind diçka? Megjithëse nuk mund të harrojmë që Andueli ka deklaruar që është i lidhur jashtë Fermës.