“Fantazmat” në aksion, Big Mama rrëzon saçin që fermerët po pjekin flinë; nervozohet Nenna
Ditën e sotme fermerët janë vënë përballë një sfide mjaft interesante, ndërsa dy protagonistët kryesorë janë Big Mama dhe Erandi.
Dy fermerët të cilët kanë marrë nga Agai rolin e të padukshmëve, kanë filluar të trazojnë fermerët me sjelljen e tyre.
Teksa Nenna po bënte fli dhe Andrea me Yllin po e ndihmonin me saçin dhe zjarrin, dy “fantazmat” janë vënë në aksion. Big Mama ka rrëzuar saçin i cili po nxehej në zjarr për të pjekur flinë. Andrea së bashku me Yllin e kanë parë veprimin e Big Mamës, por asnjëri nga ata nuk duhet të reagojë apo t’i flaës.
Andrea i tha Nennës që ra saçi në zjarr, ndërsa fermerja po shihte e habitur dhe mjaft e nervozuar. Ndërkohë, Erandi në rolin e tij ka filluar të ngacmojë 3 fermerët por nuk ka marrë asnjë reagim nga ata.