Tronditje në Fermë/ Vetëm 10% buxhet dhe shpërthim mes fermerëve
Një atmosferë tensioni ka pushtuar fermën pasi mbërriti zarfi i buxhetit. Kryefermerja e javës, Ester, lexoi përpara të gjithëve zarfin për herë të parë, fermerët do të kenë në dispozicion vetëm 10% të buxhetit javor. Ky vendim erdhi si pasojë e lojës së zhvillua gjatë Prime-it të mbrëmshëm, ku fermerët nuk arritën të përmbushnin sfidën e vendosur.
Zarfi shprehej qartë: Agai nuk do të shtojë asnjë qindarkë më shumë dhe gjithçka duhet menaxhuar me kujdes maksimal. Përballë kësaj sfide, Ester caktoi Andrean dhe Big Bastën si përgjegjës për hartimin dhe menaxhimin e listës së blerjeve. Por siç pritej, me një buxhet kaq të kufizuar, mosmarrëveshjet nuk vonuan të shpërthejnë.
Fermerët nuk ranë dakord për shumë prej produkteve që duhet të blihen në mënyrë të përbashkët. Debati u ndez kur Erandi i tha Andreas: “Mos na çaj kokën, unë e di çfarë dua të blej.” Kjo deklaratë u prit me tension nga të tjerët, veçanërisht nga kryefermerja Ester, e cila ndërhyri menjëherë: “Mos na ngri zërin ti neve.”
Por situata agravua kur Erandi iu kthye Esterit me fjalët: “Kush je ti? Pse nuk ma jep listën? Nuk je askushi, mbylle gojën.” Ester, e tronditur nga toni i tij, reagoi: “Nuk jemi skllevërit e tu, po më bërtet mua?”
Përpara fermerëve tashmë qëndron jo vetëm sfida e menaxhimit të buxhetit, por edhe e ruajtjes së qetësisë dhe unitetit në një javë që pritet të jetë nga më të vështirat në fermë.