Punë, muzikë dhe humor në fermë/ Fermerët nisin ditën me energji dhe harmoni
Pas zgjedhjes së Kryefermeres së re, Ester, nga Frederiku gjatë Primit të mbrëmshëm, dita në fermë ka nisur me organizim dhe atmosferë pozitive. Ester ka ndarë detyrat për secilin fermer dhe, menjëherë pas zgjimit, të gjithë janë nisur drejt stallave, ku i prisnin punët e zakonshme dhe kafshët e fermës.
Në rresht dhe me muzikë në sfond, Frederiku, Ylli, Big Basta dhe Nenna ecin të qetë drejt detyrave të tyre. Nenna shkon te stalla e Ozit, gomarit të fermës, të cilin e nxjerr për shëtitje dhe ushqim. Ajo krijon momente duke e përkëdhelur dhe duke hyipur mbi shpinë Ozit dhe duke bërë xhiro me të.
Nga ana tjetër, Big Basta afrohet me dashuri te kafshët, duke u folur me përkëdheli. Ai dhe Ylli pastrojnë stallat dhe shpërndajnë ushqimin për kafshët. Ester afrohet dhe i inkurajon me fjalët “Bravo djema”, ndërsa Big Basta, në një moment humori, e merr Esterin në krahë dhe i thotë me batutë: “Dil jashtë!”
Ndërkohë, atmosfera bëhet edhe më e gjallë me muzikën që shoqëron punën. Ester fillon të kërcejë me këngën e Anduelit, duke sjellë energji pozitive mes fermerëve.
Andrea dhe Frederiku, të përkushtuar në punët e serës, kujdesen me përpikëri për bimët, duke treguar angazhimin e tyre në sektorin e agrikulturës së fermës.
Dita në fermë ka nisur jo vetëm me ritëm pune, por edhe me harmoni, bashkëpunim dhe humor një kombinim perfekt për një përditshmëri të suksesshme.