Fermerët zhvillojnë sfidën me zjarr, ja sa për qind të buxhetit fituan ata
Fermerët kanë zhvilluar mbrëmjen e sotme një sfidë për buxhetin. Ata janë vënë përpara një sfide të vështirë me zjarr. Kryeplak Albano ka shpjeguar sfidën, ndërsa fermerët duhet të merrnin rrethin ta ndiznin në zjarr dhe ta hidhinin Brenda te një kunjë.
“Sfida sot është spektakolare, ka shumë zjarr dhe falenderojmë Shoqatën shqiptare për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimit që na mundësoi veshjet për të gjithë fermerët sepse rrezikojnë të na marrin zjarr kështuqë i mbrojtëm. Tani sfida është kjo. Fermerët duhet të marrin rrethin ta ndezin në zjarr dhe të marri rrethi gjithë zjarr dhe të afrohen për ta hedhur brenda te kunja atje. Janë 10 rrathë me nga 10 për qind buxhet, 100 % buxhet. Menjëherë pas gongut fermerët fillojnë sfidën.
Ishte Andrea i cili filloi i pari sfidën dhe e futi rrethin në kunjë duke fituar kështu 10 përqind buxhet. Pas Andreas kanë shkuar të gjithë me rradhë për të hedhur rrethin me zjarr, por asnjëri nga ato nuk ja ka dalë.
Në këtë mënyrë, fermerët këtë rradhë kanë vetëm 10 për qind buxhet për ditët në vijim.