loading

Një kuzhinier në Ferma Vip, çfarë do të gatuajë ai për fermerët?

Atmosferë festive në “Ferma VIP”! Mbrëmjen e sotme, një kuzhinier profesionist ka befasuar fermërët me një vizitë të papritur dhe një menu të veçantë. Ai ka hyrë në Fermë për të përgatitur një darkë të shijshme me pasta dhe fruta deti, duke sjellë aroma deti dhe elegancë në tryezën e fermerëve.

Por, ai ka kërkuar edhe ndihmën e fermerëve për të përgatitur darkën, duke e kthyer momentin në një eksperiencë argëtuese dhe bashkëpunuese. Ndërsa makaronat zieheshin dhe ushqimet e detit po gatuheshin me mjeshtëri, në ambientin e Fermës është ndjerë një atmosferë më ndryshe, me shumë buzëqeshje dhe shaka mes fermerëve.

Kjo darkë speciale pritet të jetë jo vetëm një nga kulmet e javës në “Ferma VIP”, por edhe një rast për të zbutur tensionet dhe për të forcuar lidhjet mes fermerëve. A do të sjellë kjo darkë harmoni apo do të zbulojë ndonjë prapaskenë të re? Kjo mbetet për t’u parë në episodet e ardhshme!