Big Basta vë në siklet Frederikun: Ti e do Elinarën, por e mban të fshehur
Teksa fermerët po rrinin në verandë me njëri-tjetrin, Big Basta dhe Frederiku të cilët dolën nga Fakiri pasi fituan sfidën e Agait kanë diskutuar në lidhje me disa situata të cilat si duket fermeri I ka vënë re gjatë qëndrimit në shtëpinë e Fakirit.
Big Basta ka vënë në siklet Frederikun teksa i tha që mendon që ka ndjenja për të. Ndërkohë që Frederiku e ka mohuar në mënyrë kategorike të ketë ndjenja për fermeren, Basta ka këmbëngulur duke i thënë se i ka në fshehtësi.
Pjesë nga biseda:
Frederiku: Basta thotë nuk të do, por unë i them që nuk është tipi im, është shumë e thjesht
Big Basta: Unë mendoj që e do fort prandaj
Frederiku: E do Erandi fort
Big Basta: E ke në fshehtësi
Frederiku: Ka një muaj e gjysëm që e mbajmë të fshehtë
Big Basta: E ke në fshehtësi
Frederiku: Unë jam shumë i konsumuar për Elinarën, ajo është e re si ka bërë kilometrat
Big Basta: Nuk kemi ardhur këtu për të gjetur dashurinë.