loading

“Unë i shtrëngoja dorën”/ Andrea ndan me fermerët eksperiencën e lindjes së vajzës: Më ra të fikët në sallë…

Në një rrëfim të veçantë, Andrea ditën e sotme ka hapur zemrën me Nennen dhe Big Mamën dhe ka treguar historinë që ka përjetuar gjatë lindjes së vajzës së tij. Ai ka rrëfyer përjetimin e një momenti të vështirë dhe të tensionuar në sallën e lindjes, ku shpjegon se gjatë kohës që i jepte kurajo gruas ai vetë ndihej keq.

“O Gerta, hë pra shpejt të lutem ta mbarojmë e të dalim që këtu. Unë kisha hall që s’po rrija dot, e kupton?”, thotë Andrea, duke treguar se sa e vështirë ishte të qëndronte i qetë në një situatë kaq të tensionuar.

Ai tha gjithashtu se në një moment ka humbur edhe ndjenjat në sallë.

Ky rrëfim emocionues tregon një anë të pa parë të Andrea-s, një baba i përkushtuar dhe një njeri që ka kaluar nëpër një periudhë të vështirë, duke e ndarë këtë eksperiencë me fermerët dhe fansat e tij.

“O Gerta, hë pra shpejt të lutem ta mbarojmë e të dalim që këtu. Unë kisha hall që s’po rrija dot e kupton. Unë ja shtrëngoja dorën por më mpiu fare ajo mua nga forca e madhe. Unë po shihja se mos po bërtet, por pastaj vura re flokët e zeza. Unë i thoja dhe pak dhe pak, por pastaj rashë unë, më morën doktorrët. Unë i thashë 100 herë mamisë mos më fut se nuk dua, por ajo më tha që duhet të jetë babai. Unë i thashë mamit futu ti…”, tha ndër të tjera Andrea.