Pas punës nis tensioni, debat mes Esterit dhe Yllit, përfshihet edhe Andrea
Pasi përfunduan punët në stallë, fermerët vijuan me pastrimin e ambienteve të fermës nga mbrëmja e kaluar. Ylli, Ester dhe Nenna u angazhuan në këtë detyrë, por harmonia nuk zgjati shumë. Një debat i vogël nisi mes Yllit dhe Esterit, i cili u përshkallëzua shpejt dhe përfshiu edhe kryefermerin Andrea.
Ndërsa të tre ishin në procesin e pastrimit, Andrea i drejtohet Yllit: “Do fshish ti?”, duke nxitur reagimin e menjëhershëm të këtij të fundit: “A nuk po më shikoni, kam fshesën në dorë!”
Ester ndërhyn me tone të larta: “Mos i fol, na le rehat me gjithë atë!” Ndërsa Ylli kthehet duke thënë: “Është mënyra ime se si fshij.” Situata bëhet më tensionuese, dhe Andrea mundohet të qetësojë gjakrat: “Qetësohu një herë… flisni në një mënyrë më të qetë.”
Por përplasja vazhdon, me Yllin që thotë: “S’ke çfarë flet me Esterin, s’ka komunikim.” Dhe Ester nuk nguron të kundërpërgjigjet: “Sa fëmijë është!”
Ndërkohë, Nenna qëndron larg konfliktit, e përqendruar në punën e saj. Dita në fermë ka sjellë jo vetëm lodhje, por edhe tensione që mund të ndikojnë në ecurinë e bashkëjetesës.