loading

“Pse ke inat…”/ Andrea vjen te shtëpia e fakirit dhe ndan punët

Mëngjesi në fermë ka nisur me ritme të larta për fermerët e shtëpisë së fakirit: Elinara, Big Basta, Erandi, Andueli dhe Frederiku. Pas humbjes në sfidën e djeshme të dhënë nga Agai, ata u dënua jo vetëm me transferimin në kushte më të vështira, por edhe me përgjegjësi shtesë.

Sipas zarfit të hapur mbrëmë, fakirët, përveç qëndrimit në shtëpinë e fakirit, do të jenë të detyruar të kryejnë punët në stallat e kafshëve çdo ditë.

Andrea, kryefermeri i javës, ka shkuar drejt në shtëpinë e fakirit për të ndarë detyrat dhe për të siguruar zbatimin e rregullave. Erandi si gjithmonë i është kthyer me humor duke thënë: ” pse ke inat”. Elinara nga ana tjetër është ankuar për pjesën e punëve në stalla ku sipas saj nuk i përfundon detyrën e dhënë nga kryefermeri, Andrea i është kthyer duke thënë se unë i ndava punët ju bashkpunoni bashkë.

Mbetet për t’u parë se si fermerët e shtëpisë të fakirit do bashkëpunojnë për jetesë dhe ndarjen e punëve në shtëpinë e fakirit.

Ju Rekomandojmë