loading

Erandi thyen rregullin e Fakirit, ha sultiash dhe fshihet nga kamerat

Fakirët ishin të deleguar sot të lanin enët dhe të gjithë kanë shkuar në guzhinë për të larë enët e fermerëve.

Teksa po ndanin detyrat mes njëri-tjetrit, Erandi ka vënë re që Big Mama ka gatuar sultiash. Por, fakirëve nuk u lejohet as të flasin as të konsumojnë ushqime në shtëpinë e madhe. Si duket, fermeri nuk ka mundur t’i rezistojë tasave me sultiash dhe e ka rrëmbyer një nga frigoriferi dhe është ulur pranë lavastoviljes.

Ai e ka ngrënë shpejt e shpejt duke tentuar t’i shmanget kamerave por pa sukses. Ai është fokusuar nga kamera dhe është parë duke konsumuar filxhanin me sultiash. Teksa ka shkuar në shtëpinë e Fakirit, ai e ka mohuar ta ketë kryer një veprim të tillë.