Big Mama flet me Andrean, fermeri: Roni u bë kurban i saj…
Fermerët po konsumonin darkën me njëri tjetrin, ndërsa në sfond dëgjohen kënga e Ronit. Kjo ka bërë që Andrea dhe Big Mama të flasin për ish fermerin.
Teksa ka folur për Ronin, Ester ka thënë fjalët më të mira për ish fermerin, ndërsa Big Mama është prekur dhe ka shpërthyer në lot.
Më pas, Andrea tha se Roni u bë kurban i Big Mamës pasi sipas tij ishte e vetmja mënyrë që Big Basta të nxirrte inatin ndaj fermeres. Big Mama tha se nuk e ka harruar atë se çfarë i bëri Basta por, tha se po pret momentin e duhur.
Pjesë nga biseda
Ester: Bravo i qoftë për djalin që është. Nuri të dua më ka marrë malli shumë.
Big Mama shpërthen në lot: Ta ha zemrën. Sa ikte dikund e dija që është mërzitur, sa ikja unë e dinte që jam mërzitur dhe më përqafonte.
Ester: Sa herë e merrte malli për Klarisën bënte si fëmijë i vogël. Unë i thash ishalla më sjell Zoti një çun që të dojë sa gjysma e Ronit që do Klarisën.
…
Andrea: Roni u bë kurban i Big Mamës se ishte e vetmja mënyrë që Big Basta të nxirrte inatin te ajo
Big Mama: Ta dobësoj unë këtë, ka menduar se unë e kam harruar por jo e lash pak se sat ë më vijë një mundësi në sy e kam, i lutem Zotit.