Tjetër surprizë për Andrean, kush e emocionoi fermerin
Dita e sotme ka qenë mjaft surprizuese për fermerët tanë. Tre dronë kanë fluturuar mbi Ferma VIP2, ndërsa dy kanë qenë për Andrean dhe njëri për Anduelin.
Pranë fermerit ka qenë Ester e cila është emocionuar po kaq shumë sa Andrea për surprizën e tij.
“O poç forca, të fala nga Siçilia! D.B”, thuhej në dronin e dërguar për Andrean.
Ndërkohë, fermeri e ka kuptuar se nga kush i ka ardhur kjo surprizë e cila ishte e dyta për ditën e sotme. Ai tha se janë dy kushërinjtë e tij dhe se i do shumë.