“Po të jesh midis meje dhe…”, Erandi ‘vë në siklet’ Big Bastën: Kë do zgjidhje të shpëtoje?
Ditën e sotme, teksa fermerët po rrinin në verandë, Erandi ka ngritur një pyetje mjaft interesante.
Fermeri ka pyetur Big Bastën, nëse mes tij, Elinarës dhe Yllit kë do të zgjidhte për ta eliminuar nga gara.
Në këtë bisedë ka ndërhyrë Ylli, i cili tha se nuk duhet të flasim për të tilla gjëra. Pas këmbënguljes së Erandit, fermeri tha se të gjithë do të nxirrnim njëri-tjetrin pasi kjo është një lojë. Ndërkohë, Big Basta nuk ka pranuar të japë një përgjigje konkrete për këtë pyetje.
Pjesë nga biseda:
Erandi: Po të jesh midis meje, Elinarës dhe Yllit, kë do të zgjidhje?
Big Basta: Po nuk del ajo zgjedhje
Erandi: Kë do të zgjedhësh?
Ylli: Është mirë të mos flasim për këto gjëra
Erandi: Muhabet po bëjmë
Ylli-Erandit: Po ti do më nxjerrësh mua, unë do të të nxjerr ty, ai do më nxjerrë mua. Nëse do jemi unë dhe Elinara, ti do të më nxjerrësh mua
Erandi: Ku e di ti, mund të nxjerr dhe Elinarën
Ylli: Të dyve iu nxjerr, varet te raporti që kemi
Big Basta: Nuk kam një përgjigje për këtë pyetje