loading

Andueli flet me Andrean: Ja cila është “arma” e fermerëve kundra nesh

Dy fermerët, Andueli dhe Andrea kanë folur ditën e sotme në lidhje me televotimin kokë më kokë me Frederikun. Andueli e ka këshilluar Andrean që të mos mërzitet edhe në rast se ai largohet të premten.

Më pas, ai ka thënë që ka dëshirë ta fitojë njëri nga ata dhe jo fermerët e tjerë që sipas tij janë intrigantë.

Pjesë nga biseda:

Andueli: Unë nuk dal të premten këtu do jem do ia nxij jetën, dua që ne ta fitojmë, jo ta fitojnë intrigat

Andrea: Nuk e kam për nominimin, është diçka tjetër.

Andueli: Në rast që do të ndodhë (e bën me shenjë që të dalë jashtë) e vetmja armë që do përdorin është kjo, se ne jemi djem me sedër. Por, në fund të ditës është lojë.

Andrea: Ashtu do vijë

Andueli: Merr kohën tënde dhe rikuperohu, mos mendo se çfarë po ndodh jashtë

Andrea: Unë nuk e kam fare për sfidën, se ju u munduat shumë e çuat deri në fund.