loading

“Artist pa titull”/ “Defektet” sjellin përplasje mes Erandit dhe Frederikut: Nuk vij këtu për të treguar sa tituj kam marrë

Mbrëmja e sotme është zhvilluar me debate mes fermerëve.

Gjatë javës Agai iu kërkoi të gjithëve që të japin secili prej tyre mendimet personale për çdo fermer për 3 defekte që shohin tek të tjerët.

Pas transmetimit të klipit secili prej tyre ajo që ra më shumë në sy ishin komentet e Frederikut për Erandin. Në lidhje me këto komente foli edhe opinionisti Kastro Zizio në studio, ndërsa tha se janë të papranueshme.

Pjesë nga diskutimi:

Luana: Pse the artist pa titull?

Frederiku: Për keqardhje, ngaqë ka shumë të tjerë që nuk e ka marrë.

Kastro: Nuk më duket normale kjo ironi.

Frederiku: Nuk e kam thënë ashtu ja kam thënë dhe në sy.

Erandi: O Riku ti the që e kërkon titullin patjetër, as se kam vrarë mendjen as për titull as për gjë. Të kesh mendjen po merr ndaj titull a asgjë. Unë nuk vij këtu të them sa tituj kam marrë, pasi unë këtu jam njësoj dhe me Esterin dhe me Yllin.

Frederiku: Pse s’ma ke thënë mua.

Erandi: Çfarë të të them. Unë rri i heshtur, të respektoj.

Frederiku: Ti flet pas krahëve.

Erandi: Asnjëherë.

Ju Rekomandojmë