loading

“Fermerja më e re në qytet”, moderatorja Luana Vjollca hap natën e 15-të live të Ferma Vip2; në studio edhe 3 ish-fermerë

Moderatorja bukuroshe Luana Vjollca ka hapur natën e 15-të live të Ferma Vip2.

Në fjalën e saj hyrëse, moderatorja foli në lidhje me fermerët ndërsa solli në vëmendje që edhe pse tashmë në lojë kanë ngelur vetëm 10 personazhe, në fund të fundit kjo është një garë dhe në fund vetëm njeri është fitues.

Luana tha se fitoret e saj ajo i ndan fitoret e saj me ata që e meritojnë, ndërsa shtoi se nuk do që të harrojë personat që e ndihmuan të ngjisin shkallët e suksesit.

“Edhe këtë të hënë jemi së bashku për të folur për dinamikat që kanë krijuar ata të 10-të. Duket sikur janë pakësohen por është e paevitueshme sepse në fund të fundit kjo është një garë dhe në garë vetëm një fiton. Në fakt gjatë këtij rrugëtimi duke parë nga afër rrugëtimin e gjithsecilit prej tyre mendoj se ky kast vipash ka rrëmbyer një fitore kolektive dhe fituesi në fund do të jetë diferenca. Por, unë personalisht kam zgjedhur t’i ndaj fitoret e mia me ata që e meritojnë se nuk dua kurrë të harrojmë ata që na ndihmuan ndërsa ngjisim shkallët e suksesit”, tha Luana.

Më pas moderatorja bukuroshe iu ka thënë mirëmbrëma dy opinionistëve Kastro dhe Zhaku. Në studio gjithashtu ndodhet edhe 3 ish fermerë, konrektisht Alba, Ron dhe Keisi. Moderatorja e ka ngacmuar Albën në lidhje me mosardhjen e Limit në studio, ndërsa ish-fermerja e justifikoi me faktin që ka punë.

Ju Rekomandojmë