loading

“Kërkoj babin tim te partneri im i ardhshëm”/ Big Mama bisedon me Anduelin

Big Mama i ka hapur zemrën Anduelit ditën e sotme teksa të dy fermerët po rrinin me njëri-tjetrin në verandë.

Fermerja i tha Anduelit se e ka të vështirë të gjejë një parter pasi te çdo person kërkon babain e saj. Ajo tha se është rritur me shumë harmoni në familje dhe se të njejtën gjë ka dëshirë të kalojë dhe në familjen e saj.

Ndërkohë, ajo që ra në sy është se fermeri është larguar nga tavolina dhe e ka lënë vetëm Big Mamën.

Pjesë nga biseda:

Big Mama: Unë e kam vështirë të gjej një partner, se te çdo partner kërkoj babain tim. Kërkoj një tip, një njeri si ai. Me harmoninë më të madhe të botës jam rritur

Andueli: Hajt se po të le vetëm shoqja ime, por do të vij sërish

Big Mama: Merre punën e dorës dhe…

Andueli: Po të ra kush në qafë

Ju Rekomandojmë