loading

Puna në fermë vazhdon ashtu si edhe tensionet mes kryefermerit Andrea dhe fermerëve

Dita e punës në fermë ka vazhduar, por duket se atmosfera nuk është aq e qetë. Pavarësisht se Andrea, kryefermeri i javës, ka ndarë me kujdes detyrat për secilin, ka filluar të dalë në pah një pakënaqësi mes fermerëve të tjerë.

Big Basta dhe Ylli janë dy fermerë që kanë ngritur shqetësime rreth mënyrës si po drejton Andrea fermën këtë  javë.

Megjithatë, tensionet janë të dukshme dhe duket se do të ketë nevojë për një diskutim më të thellë për të adresuar këto pakënaqësi, në mënyrë që të sigurohet që puna të vazhdojë me harmoni dhe që të gjithë të jenë të kënaqur me detyrat që kanë.

Pjesë nga biseda e tyre:

Andrea: Unë kam një detyrë për të zbatuar.

Big Basta: Atë që ke zbatoje tamam, na le rehat.

Andrea: Të dhash detryë verandën nuk e lave. Pse nuk më pyete?

Big Basta: Unë nuk e di fare ku je ti.

Ylli: Ne nuk mund të vijmë te Njishi të të flasim ne ty.

Andrea: Mos të bëni thashetheme kot këtu.

Andrea: Nëse ka diçka se nuk shkon hajdeni ma thoni mua.

Ju Rekomandojmë