loading

Atmosferë ndryshe në Fermë, Frederiku luan muzikë; fermerët kërcejnë e këndojë njëzëri

Një atmosferë ndryshe dhe të zjarrtë kanë përjetuar disa nga fermerët mbrëmjen e sotme.

Frederiku ka dhuruar spektaklël me Organo, teksa Big Mama, Anduel, Ester dhe Andrea e kanë shkudur duke kërcyer e kënduar me njëri-tjetrin. Pranë tyre është afruar dhe Nenna e cila ishte veshur si një burrë malsor me mustaqe dhe qeleshe mbi kokë.

Duket se të 6 fermerët e kanë shijuar jashtë mase atmosferën e krijuar në oborrin e Fermës Vip. Këngë të ndryshme janë kërcyer e kënduar nga fermerët tanë të cilët nuk u lodhën për asnjë moment. Pjesa tjetër e fermeëve ndodheshin në ambientet e brendshme të Fermës dhe nuk u bënë pjesë e festës jashtë.

Me birra në duar dhe duek shijuar në maksimum këngët që zgjidhte Frederiku për ta, ata kanë kërcyer Napolonin, vallen e Tropojës, Pipzat dhe zhanre të ndryshme muzikore. Festa e tyre zgjati për një kohë mjaft të gjatë dhe dëshira e tyre për të kënduar e kërcyer nuk po shuhej.