“Vizion Plus të marton”, Big Basta ngacmon Erandin dhe Elinarën: Po gjetët ndonjë këtu…
Big Basta, Erandi dhe Elinara kanë folur mbrëmjen e sotme në lidhje me jetën e tyre jashtë Fermës. Ishte Big Basta ai që rrëfeu që me bashkëshorten e tij, Vesa Luma është njohur në Vizion Plus në spektaklin e famshëm Dancing With the Stars.
Më pas, Big Basta si duket ka dashur të hedhë kunja dhe të ngacmojë dy fermerët në lidhje me njëri-tjetrin, teksa është shprehur se “Vizion Plus të marton”. Madje, ai ka përgatitur Erandin dhe Elinarën ndërsa i tha se nëse gjejnë ndonjë person në Fermë është e sigurtë që do martohen.
Pjesë nga biseda:
Big Basta: Jemi njohur të Dancing With the Stars në Vizion Plus
Erandi: Ke qenë çift me Vesën në kërcim?
Big Basta: Jo, dhe e forta është se Vesa është eliminuar para meje. Sa herë ja kujtoj më thotë, ti je i poshtër.
Më pas, Big Basta ka treguar se cilët kanë qenë pjestarët e tjerë në Dancing dhe përjetimin e tij në atë reality show.
Elinara: Spektakël i bukur është ai shumë
Big Basta: Po të them që rashë nga pesha mbi 15 kile, ishte e jashtëzakonshe. Vizion Plus të marton vllai.
Elinara: Po, po
Big Basta: Po gjetët ndonjë këtu në spektaklet e Vizion Plus, direkt dasëm e keni
Elinara: Kë do gjejmë
Erandi: Për të gjetur gjejmë ne, po a na gjen njeri
Big Basta: Bëje mirë bëjë vetë pra
Erandi: Nuk jemi të ngelur
Big Basta: Po ua ndjellë se çfarë do të ndodhë
Erandi: Unë nuk jam në kërkim
Elinara: Unë kam që në 2012-tën që refuzoj, si mund ta thyej unë atë tabu?
Më pas të tre fermerët kanë nisur të flasin për tekat e Elinarës në lidhje me meshkujt, ndërsa fermerja tha se është e përkëdhelur.