Big Basta ‘mund’ Andrean në sfidën me litar, rrëzohet fermeri
Pasditen e sotme Andrea dhe Big Basta kanë vendosur të bëjnë një sfidë njëri me tjetrin. Dy fermerët kanë vendosur që ta sfidojnë njëri-tjetrin në tërheqje litari. Gjyqtar i lojës ishte Frederiku, ndërsa publik ishte Big Mama, Erandi, Nenna dhe Ester.
Ka qenë Big Basta ai që e ka mundur Andrea dhe e ka tërhequr me litar. Fermer Andrea u rrëzua pasi i rrëshqitën këmbët teksa Big Basta po e tërhiqte me litar. Pas fitores të gjithë kanë përgëzuar Big Bastën, ndërsa dhe vetë Andrea i ka dhënë dorën fermerit.