loading

Krushka shqiptare i vë kushte krushqve amerikanë: Po deshi vajza jote të martohet me…

Teksa në Fermë vijojnë provat, fermerët tashmë janë të përfshirë në maksimum për të dhënë më të mirën.

Një rol interesant ka Big Mama e cila është mamaja e vajzës që do fejohet me një djalë nga Amerika. Por, një situatë interesante ka ndodhur kur vajza amerikane dashurohet me vëllain e kunatës së saj. Krushka shqiptare iu ka vënë kushte miqëve amerikanë nëse ato duan të bëjnë një “ndërrim vajzash”, dmth të japin vajzën e tyre ne familje amerikane dhe të marrin vajzën amerikane në familjen e tyre.

Si duket, mamaja e dhëndrit, Yllit në këtë rast, nuk ka dëshirë të marrë një nuse të huaj, pasi nusen e do shqiptare që t’i bëjë punët. Ajo i ka shpalosur një sërë kushtet “nuses” nëse do të martohet me djalin e saj. Dhe disa nga kushtet më interesante ishin që nusja duhet të mjelë lopën, t’iu shërbejë prindërve të burrit dhe të bëjë fëmijë, konkretisht djem.

“Dëgjo këtu ore mik, po deshi vajza jote të rrijë me ne, duhet të punojë bahçen, të mjelë lopën, të ushqejë viçat, të bëjë punë, të më shërbejë mua dhe plakut sat ë jemi gjallë. Por, duhet të bëjë dhe fëmijë se ne kemi qejf të kemi djem”, tha ndër të tjera Big Mama.