loading

Provat për shfaqje, fermerët këndojnë e kërcëjnë me njëri-tjetrin

Momente të bukura kanë kaluar ditën e sotme fermerët e Ferma Vip2.

Teksa po bënin prova për shfaqjen, fermerët kanë kënduar e kërcyer me njëri-tjetrit, pa dalë nga konteksti i filmit me metrazh të shkurtër që ata po realizojnë.

Roli i Anduelit në shfaqje është ai i lajmëtarit, por fermeri gjithashtu këndon dhe bën muzikë për të ftuarit. Në një pjesë të skenarit, kemi dhe pjesë të rëndësishme ku shqiptarët ngrihen të kërcejnë në prani të krushqëve amerikanë me këngën e mirënjohur “S’kena para, kena lind ne për sevda, e bëjmë qejfin badihava, jena për mashalla…”.

Edhe në shfaqje, Andueli me çiftelinë e tij dhe zërin brilant që ka, na premton një spektaël mjaft interesant.