loading

A pranojnë njerëz të tjerë?/ Andueli dhe Ester thumbojnë fermerët: Nuk del shpejt, ka rradhë tani

Një sfidë të veçantë kaluan fermerët ditën e sotme, ndërsa mes tyre nuk kanë munguar batutat, ngacmimet dhe thumbat për njëri-tjetrin.

Thumbimet e para nisën kur artizania pyeti me shaka nëse në Fermë pranojnë njerëz të tjerë, ndërsa shtoi se po të pranonin do të kishte ardhur me kënaqësi. Fermere Ester e ka ftuar që të vijë, por zonja Tereza tha se ka frikë nëse e nxjerrin shpejt.

Ishte Andueli, ai i cili hodhi kunja ndaj fermerëve të tjerë teksa iu drejtua artizanes që nuk del shpejt pasi ka rradhë. Më këtë deklaratë ai la të kuptohej që më parë do të dalin fermerët sesa zonja. Menjëherë pas deklaratës së tij, Ester i mbajti ison duke shtuar se rradha për të dalë nga Ferma është shumë e gjatë.

Pjesë nga biseda:

Artizania: A pranojnë njerëz të tjerë këtu në Fermë apo jo?

Andrea: Pranojnë

Artizania: Do kisha ardhur me kënaqësi

Ester: Hajde, do vish?

Artizania: Kam frikë se më nxjerrin shpejt

Andueli: Nuk del shpejt se ka rradhë këtu

Ester: Yyy, sa është rradha

Fermerët më pas kanë vijuar punën e tyre duke bërë punë me grep.