U largua nga Ferma Vip 2, Alba Pollozhani zbulon arsyen: Unë dhe Limi kemi një sekret…
Një nga momentet më të komentuara të spektaklit Ferma VIP 2 ka qenë largimi i befasishëm i Alba Pollazhanit dhe partnerit të saj Lim Hoti, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjet dhe në publik.
Gjatë mbrëmjes së sotme në spektakël, ish-fermerja Alba sqaroi për herë të parë publikisht arsyet e largimit të saj:
“E kam shprehur shumë qartë. Kam disa parime në jetë dhe para tyre nuk vendos asgjë. Edhe çmimi vjen pas parimeve”, u shpreh Alba, duke lënë të kuptohet se vendimi i saj ishte i menduar dhe i pandikuar nga loja apo dinamika e spektaklit.
Në lidhje me spekulimet për raportin mes saj dhe konkurrentes tjetër, Nenes, dhe “tradhtinë” e dyshuar të Limit me të, Alba u shpreh e prerë se nuk e ka parë aspak si problem me fermeren.
“Nena për mua nuk ka qenë aspak problem dhe nuk i kam kushtuar rëndësi. Për mua, rrënja e problemit është partneri që kam në krah”, tha Alba.
E pyetur nga Luana se cili ishte sekreti i saj me Limin që ka thënë në fermë Alba tha: Besa
“Që ne me Limin e kemi nga ajo që kemi ndjerë për njëri-tjetrin… kjo do mbetet gjithmonë mister për publikun”, u shpreh ish-fermerja.
Largimi i çiftit ka lënë pas shumë pikëpyetje.