loading

Javë e pazakontë në Ferma VIP/ Limi dhe Alba hoqën dorë nga gara; çfarë pritet të ndodhë sonte në natën e 14-live

Një javë me emocione dhe sfida të paparashikueshme ka ndodhur në Ferma VIP2.

Largimi i papritur i dy fermerëve, Alba Pollozhani dhe Lim Hoti, të cilët vendosën të heqin dorë nga gara me dëshirën e tyre, ka tronditur jo vetëm fermerët e tjerë, por edhe publikun.

Si pasojë e këtij zhvillimi, produksioni lajmëroi ndërprerjen e menjëhershme të televotimit. Përmes një njoftimi zyrtar, u bë i ditur anulimi i votimit të hapur prime-n e së hënës, duke kërkuar mirëkuptimin e publikut që ndjek 24/7 çdo lëvizje brenda fermës.

Pavarësisht largimeve, loja mes fermerëve ka vijuar me ritme të zakonshme. Atmosfera ka qenë pozitive, ndërkohë që nuk kanë munguar debatet dhe sherret me njëri-tjetrin.

Ndërsa ditët kalojnë, konkurrentët shfaqin gjithnjë e më qartë strategjitë e tyre të lojës, duke i dhënë edhe më shumë intensitet garës.

Sfidat e organizuara nga Agai kanë bashkuar të gjithë fermerët në një garë kreative. Të ndarë në dy grupe, ata u përballën me detyrën për të krijuar sa më shumë enë balte. Një sfidë që solli të qeshura, por edhe angazhim maksimal dhe shprehje të talenteve artistike.

Por kjo nuk ishte e vetmja sprovë e agait, pasi gjatë këtyre ditëve një tjetër zarf ka mbërritur në Fermë.

Sfida e rradhës ishte mjaft interesante. “Fytyra e së vërtetës”, bëri që çdo fermer të shkruante, në mënyrë anonime, tre defekte për secilin prej fermerëve të tjerë.

Përtej ndikimit emocional dhe reagimeve spontane, kjo sfidë do të ketë një peshë të veçantë edhe për fatin e mbrëmjes së sotme. Ndërkohë, një shfaqje pritet të luhet nga fermerët tanë. Skenaristi ishte Erandi i cili herë pas here na ka treguar se po shkruan një histori mjaft interesante dhe që prek realitetin e familjeve shqiptare.

Për këto dhe shumë të tjera, na ndiqni live në ekranin e Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara në Tring, Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2, si dhe në You Tube Ferma VIP Albania Live. Nën moderimin e moderatores bukuroshe Luana Vjollca dhe opinionistëve të mrekullueshëm Zhaku dhe Kastro prisni një spektakël të mrekullueshëm.

Qëndroni pas ekranit njerëz, nata e 14-të live e Ferma VIP 2 po fillon tani…

Ju Rekomandojmë