loading

“Kam një parandjenjë të keqe”/ Ylli-Big Bastës: Unë u mësova këtu, nuk dua të iki…

Big Basta dhe Ylli kanë diskutuar pasditen e sotme në lidhje me nominimet dhe lojën e tyre në Fermë. Big Basta i ka thënë Yllit që ka një parandjenjë dhe të mos çuditet nëse sonte gjatë spektaklit ndodh ndonjë situatë e veçantë.

Më pas, fermeri u shpreh se nuk ka dëshirë të dalë nga Ferma, pasi është mësuar shumë dhe i kujton jetën në fshat.

Pjesë nga biseda:

Big Basta: Mos u çudit po ndodhi ndonjë gjë e madhe sot. Nuk e di, kam një parandjenjë

Ylli: Unë pres çudira, çfarëdo që të ndodhë këtu nuk e kam problem.

Big Basta: Jo jo në Prime, kam një parandjenjë

Ylli: Në fillim e kam patur frikë derisa e kam marrë veten në një farë aspekti. Jo frikë por nuk isha ambientuar. Ndërsa tani më shumë më rrihet këtu sesa në shtëpinë time. Sigurisht që më merr malli për të shpisë, por u ambientova sikur jam kthyer në fshat në 2017. Tani e kam marrë veten dhe nuk e kam problem.

Ju Rekomandojmë