Erandi sjell teatrin në fermë, por jo të gjithë janë të kënaqur me rolet, Ester shpreh pakënaqësinë e saj
Erandi, një ndër aktorët më të mirë dhe me përvojë të madhe në skenë, ka vendosur që talentin e tij ta ndajë me të gjithë edhe brenda mureve të fermës. Këtë herë ai nuk është thjesht pjesë e një shfaqjeje ai është autori, regjisori dhe ndarësi i roleve të saj.
Prej disa ditësh, Erandi është përfshirë intensivisht në shkrimin e një skenari origjinal, të cilin ka vendosur ta sjellë në jetë me ndihmën e bashkëfermerëve. Ai ka ndarë rolet me kujdes, duke u përpjekur që secilit t’i përshtatet një karakter që i shkon natyrës së tij. Megjithatë, kjo iniciativë nuk është pritur me entuziazëm nga të gjithë.
Fermerja Ester, e cila është edhe vetë aktore në profesion, ka shprehur hapur pakënaqësinë e saj për rolin që i është caktuar. Ajo është ndjerë e anashkaluar, pasi, sipas saj, nuk i është dhënë një rol i rëndësishëm, por vetëm një figurante pa shumë ndikim në rrjedhën e ngjarjes.
“Kam eksperiencë në teatër dhe e kuptoj shumë mirë rëndësinë e një roli. Mendoj se mund të jepja më shumë se kaq,” është shprehur Ester para fermerëve të tjerë.
Pjesë nga biseda e tyre:
Ester: I gjithë teksti është i bazuar te Nenna dhe Big Basta.
Erandi: Skam çfarë të bëj.
Ester: Unë si aktore nuk pres të jëm figurantë.
Erandi: Nuk je figurantë, ndërtoje rolin.
Erandi: Ti nuk ke punuar ndonjëherë me mua nuk e di ti si veproj unë.