Qetësi në fermë, baste me cigare, gatime dhe prova për shfaqjen e Erandit
Pas një dite mes punëve në fermë dhe kujdesit për stallat, fermerët kanë gjetur më në fund një moment për të pushuar. Një qetësi ka rënë mbi fermë, por secili prej tyre po e shijon në mënyrën e vet, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë.
Big Basta dhe Ylli kanë zgjedhur të kalojnë kohën së bashku me një lojë që duket se i argëton shumë. Ata janë përfshirë në një “sfidë bastesh” me cigare, duke treguar humor dhe shoqëri të mirë. Bisedat e tyre të çiltëra dhe të shoqëruara me të qeshura kanë sjellur një frymë pozitiviteti në fermë.
Ndërkohë, në kuzhinën e fermës, Big Mama po gatuan me përkushtim jo vetëm për veten, por edhe për fermerët e tjerë.
Nga ana tjetër, fermerja Nenna ka zgjedhur t’i përkushtohet skenarit të shfaqjes të krijuar nga Erandi. Ajo duket e përqendruar dhe serioze, duke u përgatitur për rolin e saj me përkushtim.